Kosova kthehet me dy medalje nga Bullgaria përkatësisht turneu “Emil Jetchev” në boks, që u mbajt në Sofje.
Dion Berisha e Taulant Jakupi treguan luftë të madhe në finale.
“Kosova arriti t’i fitojë dy medalje 1 të artë dhe 1 të argjendtë.
Boksieri Dion Berisha (71 kg) shkëlqeu kundër boksierit bullgar Kristijan Mitev duke fituar me ndërprerje në raundin e dytë dhe të stoliset me medalje të artë. 86 kg Taulant Jakupi dha gjithçka nga vetja kundër boksierit Georgi Stojanov, por pësoi humbje.
Ai u stolis me medalje të argjendtë”.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2022/03/auto_Capture1646930618.jpg)