Donjeta fiton në Sofje

Sot në ring u paraqiten në sesionin e parë të turneut “Stranxhat” që po mbahet në Sofje të Bullgaris, 54 kg Bashkim Bajoku kundër boksierit nga Rusia Albert Gataullin.

Bajoku pësoi humbje në një meç të barabartë (me rezultat 3:2) edhe pse ndoshta për një nuancë ishte më i mirë por gjyqtaret vendosën që fitorja ti takoi boksierit nga Rusia.

Në 60 kg Donjeta Sadiku boksoi kundër boksieres finlandeze Tuju Lasuvi.

Ajo tregoi boks të mirë dhe në raundin e 3-të e solli ne situatë të palakmueshme kundërshtaren dhe detyroi referin në ring t’i numëroj.

Donjeta shpallet fituese e këtij meçi.