Donjeta Sadiku, Shpejtim Bajoku dhe Patriot Behrami nënshkruan Bursat Olimpike Paris 2024
Tre boksierët tanë, Donjeta Sadiku, Shpejtim Bajoku dhe Patriot Behrami, kanë nënshkruar sot Bursat Olimpike Paris 2024.
Bursat u nënshkruan me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Po ashtu, Donjeta Sadikut, iu nda edhe shuma prej 500 eurove për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shumë kjo e ndarë nga KOK-ut për sportistët pjesëmarrës.