DONJETA SADIKU PËRGADITET NË FINLANDË

Donjeta Sadiku së bashku me trajnerin e saj Besim Brahimi nga 9 prilli janë në përgatitje në Tampere të Finlandës.

Donjeta Sadiku përgaditjet është duke i bërë së bashku me boksieren më të mirë në botë, medalisten olimpike, botërore dhe evropiane Mira Potkonenn të cilen e udhëheqë trajnerja e mirënjohur Maarit Teuronen.

Donjeta Sadiku së bashku me boksierën Mira Potkonenn janë duke zhviluar përgaditje dy herë në ditë dhe sparingje të forta nga 6 raunde.

Selektori Besim Brahimi është i kënaqur me formen e Donjetes dhe me sparingjet që është duke i zhvilluar, keto përgaditje do të zgjasin deri me 22 prill 2021, dhe të gjitha shpenzimet i mbulon nikoqiri duke ju falenderuar bashkëpunim të mirë mes Federatës së Kosovës dhe asaj Finlandeze.

Pas 22 prillit Donjeta do të vazhdoj me përgaditje në kampe të ndryshme deri me fillimin e kualifikimeve në Paris (Francë) 04-08 qershor 2021 për L.O.TOKYO 2020, kjo na është përkrahur nga takimi i kryesisë së FboxK me kryetarin e Komitetit Olimpik Ismet Krasniqin që premtoi se përveq 40 ditëve përgaditje që i takojnë Donjeta Sadikut, KOK do ti mbulojë shpenzimet e Donjetës deri me filimin e kualifikimeve në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published.