Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës

Drejtuesit e FBOXK-së, të udhëhequr nga kryetari i ri, Enver Krasniqi, uruan presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut.

Të dyja palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit me KOK-ut dhe Federatës së Boksit të Kosovës, me theks të veçantë mbështetja për shpresën e vetme nga boksi për normën olimpike Tokio 2020, boksieren Donjeta Sadiku.

Presidenti Krasniqi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur boksieren Sadiku, sidomos në tre muajt e ardhshëm, të cilët janë vendimtar për të arritur ëndrrën e saj, normën olimpike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *