Patrioti Behrami dhe Besart Pireva shënuan fitore bindëse në qerekfinale të kampionatit Ballkanik në Antalya (Turqi).

Në 69kg Patriot Behrami shkëlqeu ndaj bokserit të Serbisë Milan Brankovič ku gjatë tre raundeve tregoi boks të mirë dhe cilsor dhe me vendim unanim të gjyqtarëve shpallet fitues Patriot Behrami.
Në 75kg Besart Pireva po ashtu tregoi boks cilsor ndaj boksierit Rumun Borgovan Lonut dhe gjatë tre raundeve plasoi goditje të forta dhe duke sulmuar gjatë gjithë kohës me goditje të sigurta dhe me vendim të gjyqtarëve shpallet fitues Besart Pireva.
Drejtësin ndau gjyqtari Ndërkombëtar AIBA Latif Demolli.

Në gjysmëfinale Kosova do të ketë 4 boksier dhe 1 boksere.
52kg Bashkim Bajoku
63kg Shpejtim Bajoku
69kg Patriot Behrami
75kg Besart Pireva
64kg.Donjeta Sadiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.