Patriot Behrami tekniku më i mirë i turneut.
Sonte përfundoi turneu ndërkombëtar i 49 me radhë “Gongu i Artë” , pjesëmares ishin boksierët e 8 shteteve, dhe boksierët e kombëtares së Kosovës ishin më të suksesshmit, arritën të rrëmbejnë 3 medalje të arta 2 të bronzit dhe një kup.
Në 56kg.Leotrim Rexhepi mundi boksierin Slloven Nikolov Veber, dhe u stolis me medalje të artë, Rexhepi gjatë 3 raundeve i bëri presion boksierit Veber duke e sulmuar dhe goditur me të rame të njëpasnjëshme dhe me vendim unanim u shpall fitues.
Në 64kg.Shpetim Bajoku mundi boksierin vendor Alim Nasufi, ku gjatë 3 raundeve u plasuan shumë goditje mesë dy boksierëve por Bajoku ishte më i suksesshëm me kontragoditje dhe nē raundin e 3 filloi ta dërmoi kundërshtarin me goditje të forta dhe precize dhe me plot merit u shpall fitues dhe i takoi medalja e artë.
Finalisti i 3 ishte boksieri Patriot Behrami që shkëlqeu në dy meqet qerekfinale ku mundi boksierin Rumun dhe në gjysmëfinale mundi boksierin nga Serbia Vladimir Gubas dhe në finale kishte boksierin e dytë nga Serbia Milan Vranković i cili nē qerekfinale kishte mundur boksierin kosovar Qlirim Zekën dhe boksierin Maqedonas Don Emini, mirpo Patriot Behrami boksoi me menquri dhe teknikisht edhe pse boksieri serbë Vranković ishte shumë i papastër dhe gjithë kohen duke mbajtur dhe duke ulur kokën ku detyroi referin në ring ta ndeshkojë me vërejtje publike në raundin e dytë.
Patriot Behrami gjatë 3 raundeve ishte shumë mē i mirë se kundërshtari dhe me plot merit unanimisht i takoi fitorja dhe medalja e artë.
Në fund juria shpalli edhe boksierët më të mirë të turneut, edhe pse Patriot Behrami ishte boksieri që zhvilloi 3 luftat më të mira në turne dhe u mendua që do të shpallet boksieri më i mirë i turneut, por juria mendoj ndryshe dhe Patriot Behrami u shpall tekniku më i mirë i turneut dhe u shperblye me kup.
Me medalje të bronzit u stolisen Besfort Merlakut dhe Besart Pireva.
Drejtësin në këtë turne ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA Latif Demolli.
Selektori Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanē.