Patriot Behrami fitoj me ndërprerje nga boksieri Rumun

Sot në qerekfinale të turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë”në Shkup, në ring u paraqiten 2 boksier Kosovar 69kg.Patriot Behrami fitoi me ndërprerje në raundin e dytë ndaj boksierit Rumun Costel Clobanu ku Behrami bombardoi kundërshtarin gjatë gjithë kohës me goditje të forta në kokë dhe plesksus dhe disa herë e solli në pozitë të palakmueshme dhe për mos të vijë deri te ndonjë nakaut trajneri Rumun dorëzoi meqin në raundin e dytë.

Patriot Behrami edhe një herë tregoi se është boksieri më i mirë i Kosovës.
Poashtu në 69kg. boksoi edhe Çlirim Zeka kundër boksierit nga Serbia Milan Vrankoviç edhe pse u zhvillua një meqë luftarak në mesë dy boksierëve dhe u shkëmbyen shumë goditje, fitues doli boksieri më shtatlartë Vrankoviç.