KOSOVA DY MEDALJE 1 E ARTË DHE 1 E ARGJENTË

Sot u zhvilluan finalet e Turneut ndërkombëtar”Vllaznia Memorial” Shkoder (Albania)05-08 Prill.
Në finale Kosova përfaqësohej me 2 boksier 69kg.Patriot Behrami i cili shkëlqeu duke mundur bindshëm 3 me 0 boksierin nga Belgjika Ruben Vecionca, dhe 75kg. Besart Pireva i cili humbi nga boksieri me përvojë të madhe, dhe njeri ndër boksierët më të mirë Italian Simone Fiori, edhe pse humbi Pireva boksoj për mrekulli dhe luftoi si luan gjatë tre raundeve.
Selektori Shefki Bogujevci dhe trajneri Kreshnik Shala u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët Kosovarë duke përfshirë edhe Shpetim Bajokun dhe Leotrim Rexhepin që humbën në gjysmëfinale.
Drejtësin në këtë turne ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që ishte gjyqtari kryesor i turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.