Fitore e Ardit Delijaj dhe humbje e pa merituat e Shpetim Bajokut.

Qerekfinalet e turneut ndërkombëtar “Bocskai Istvan” Hungary.

Në ringun “B” boksoi 64kg.Shpetim Bajoku kundër boksierit të Moldavis Cvasius Mihail dhe qysh në raundën e parë Bajoku krijoi përparësi dhe fitoi raundin me 5 me 0, poashtu mirë filloi edhe raundin e dytë dhe gjithë kohës kishte të rame nga të dy boksierët dhe sipas gjyqtarëve raundi i dytë i takoi boksierit Moldav dhe kështu 1 me 1 me runde filloi raundi i tretë vendimtar dhe Bajoku dha gjithqka nga vetja dhe me goditje të njëpasnjëshme dërmoi kundërshtarin.

Pas përfundimit të raundit të tretë pritej shpallja e fituesit dhe gjithqka ishte në anën e Bajokut dhe për qudi dora ju ngrit boksierit Moldav si fitues me rezultat 3 me 2, dhe kështu Shpetim Bajoku humbi këtë meqë pa merit por luftoi si luan edhe pse ky ishte meqi i parë në konkurencën e seniorëve.

Në ringun “B” boksoi 81kg.Ardit Delijaj kundër boksierit Spanjoll Alejandro Camacho Fernandez dhe filloi meqin shumë mirë duke boksuar teknikisht dhe pa marë goditje, dy raundet e para ishin në favor të tij 10 me 9 rundi i parë dhe 10 me 9 raundi i dytë dhe kështu Arditi udhëhiqte me rezultat 20 me 18, me fillimin e rundit të tretë te Arditi u vërejt pak lodhja dhe lëshimi i tempos dhe mbrojtja e dhamëve 3 here i ra në dysheme dhe gjyqtarja në ring e ndëshkoi Arditin me vërejtje publike që i kushtoi shumë ku raundi i tretë ishte në favor të boksierit Spanjoll me rezultat 10 me 8 dhe kështu u barazuan pikët 28 me 28 dhe gjyqtarët duhet të vendosin përparësin e boksierit dhe pasi Arditi kishte 2 raunde atëher përparesi me nga nji pikë i dhanë Arditit dhe e shpallen fitues dhe Ardit Delijaj hyri në gjysmëfinale ku siguroi medaljen e bronzët si dhe ecim tutje për të artën.
Në këtë qerekfinale drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Selektori Shefki Bogujevci është i kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë

Leave a Reply

Your email address will not be published.