5 Boksier Kosovar në Finale në Turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë.

Patriot Behrami shkelqeu në gjysmëfinale duke mundur boksierin Polak Mihal Zygula binshëm 3 me 0 dhe u kualifikua në finale.
Ndërsa boksierët Leon Merlaku, Flamur Sejfijaj dhe Armend Neziraj edhe pse boksuan shumë mirë pësuan humbje të ngushte 2 me 1 nga gjyqtarët edhe pse Leon Merlaku dhe Armend Neziraj u dëmtuan.
Nesër me 10 nëntor në Finale përveq Patriot Behramit do të paraqiten Leotrim Rexhepi56kg, Dielli Vranoci 64kg, Besart Kurhasku dhe Ardit Delijaj.
Drejtësin në këtë turne ndanë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Trajnerët Shefki Bogujevci dhe Kreshnik Shala u ndanë të kenaqur me boksin që treguan boksierët tanë në gjysmëfinale.