KAMPIONATI EVROPIAN – ALBENA 2018.
Përfundoi Kampionati Evropian për kadet(shkollar)21-29 Maj në Albena (Bullgari).
Kosova arriti sukses të madhë duke siguruar 2 medalje, boksieret Kosovare 57kg.Lirie Mazreku dhe 63kg.Anamaria Koni u stolisen me medalje të bronzëta.
Ky është sukses i jashtëzakonshëm për Kosoven që në kët kampionat ka marë pjesë me 2 boksiere dhe 1 boksierë dhe ka arrit të marë 2 medalje ,që shumë shtete të mëdha me nga 13 deri në 20 boksierë dhe boksiere kanë mbetur pa medalje si Austria,Lituania,Latvia,Greqia,Kroacia,Mali i Zi ,Izraeli,Slovakia etj. ku pjesëmarës ishin 27 shtete dhe vetëm 12 shtete u stolisën me medalje ndërsa 15 shtete mbetën pa medalje.
Në 50kg.Beg Bushati edhe pse mbeti pa medalje tregoi performancë të mirë në kampionat Evropian.
Trajneri Votim Zaplluzhani u nda i kënaqur me formën dhe boksin që treguan boksieret tanë.
Drejtësinë në kët kampionat Evropian ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2018/05/33865524_2180805858615448_2883886465555628032_n.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2018/05/33942270_2180806021948765_8709220823245783040_n.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2018/05/33984677_2180805985282102_8726694047286034432_n.jpg)