KAMPIONATI EVROPIAN PËR FEMRA NË SOFJE TË BULLGARISË

Boksierja Donjeta Sadiku me 20 Maj udhëton në Sofje (Bullgari) në Kampin Evropian para Kampionatit Evropoian që mbahet nga 04 – 13 Qershor në Sofje të Bullgarisë.
Me Donjeta Sadikun udhëton selektori Besim Brahimi ku do të zhvillojne  përgaditjet përfundimtare 20 maj – 02 qershor  për Kampionatin Evropian.
Deri me tani përgaditjet i kanë zhvilluar  në klubin e boksit “Gollaku”.Trajneri i Donjetes Besim Brahimi  tregon se paradite stërviten në Gërmi, pasdite në sallë, dhe disa ditë kan qenë në pergaditje në Budva (Mali I Zi).
Donjeta tani bën pjesë në kategorin e senioreve,Donjeta Sadiku deri vitin e kaluar ka mare pjesë në garat e boksiereve të reja dhe në vitin 2015 është nënkampione e Botës,2016 kampione Evropiane dhe 2017 nënkampione Evropiane,Dhe kët vite presim të vazhdoje me suksese edhe në kategorin e senioreve dhe të stoliset me medalje Evropiane,