DONJETA SADIKU E ARTË

Sot në finale të Turneut ndërkombëtar “Bocskai Istvan” në Debrecen të Hungarisë boksierja më e mirë e Kosovës fitoi medaljen e Artë ku mundi bindshëm boksieren Kroate Beraim Sara.
Qysh në raundin e parë Donjeta mori inciativën në ring dhe filloi të sulmoi kundërshtaren me goditje të njëpasnjishme, dhe kështu boksierja Kroate filloi të ulë kokën dhe të mbajë Donjeten për duar që mos ti jep shansë ta godet dhe kështu gjatë dy raundeve të fundit Donjeta plasoi shumë goditje dhe kundërshtarja gjatë gjithë kohës filloi të ulë kokën ku dhe gjyqtari në ring e qortoi boksieren kroate me 2 (Dy) vërejtje publike,dhe në fund me rezultat bindshëm 5 me 0 fituese shpallet Donjeta Sadiku.
Donjeta Sadiku vërtetoi se edhe në konkurencen e Senioreve do të jetë njera nder boksieret më të mira në Evropë dhe Botë.
Edhe selektori i femrave Besim Brahimi u nda i kënaqur me boksin që tregoi Donjeta.
Drejtesinë në këtë turne ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA Latif Demolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.