FBOXK- VIZITË NË KOMUNËN E VUSHTRRISË

Delegacioni i Federatës së boksit të Kosovës Mehmet Bogujevci sek.gjeneral dhe Latif Demolli sek.teknik sot vizituan Departamentin e Sportit në Komunën e Vushtrrisë ku i priti drejtoresha për Kulture Rini dhe Sport Shpresa Rama.Delegacioni i FboxK kerkoi nga drejtoresha e sportit që ti perkrah dy klubet e boksit “Vushtrria” dhe “Kosova” si me mjete financiare poashtu dhe me rekvizita sportive.
Me delegacionin e FboxK prezent ishte dhe trajneri i k.b.”Vushtrria” Shefqet Hajdari.
Drejtoresha Shpresa Rama premtoi se do ti përkrah të dy klubet deri në maksimum,dhe premtoi mbështetje për organizimin e një turneu në qytetin e Vushtrisë.

 

17353529_1419204731483640_1947624251956089404_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.