VAZHDOJNË PËRGATITJET E BOKSIERËVE

VAZHDOJNË PËRGATITJET E BOKSIERËVE

Tash e një javë, boksierët e kombëtares së Kosovës po zhvillojnë përgatitjet intenzive në Durrës.

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK), ka publikuar fotografi nga seanca e sotme e mesditës, ku shihet atmosferë pune dhe disponim në mesin e boksierëve të përzgjedhur në kampin kosovar.

Të shtunën, është paralajmëruar edhe një vizitë, që kryetari Ramadan Selimi, së bashku me zëdhënësin Latif Demolli, do t’ua bëjnë boksierëve, për t’u afruar mbështetje maksimale në prag të turneve që i presin në muajin shkurt.

Shkurti do të jetë mjaft aktiv për kombëtaren tonë në boks, me shumë gara në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtar.

16002987_1503839549645867_1027478449071771783_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *