Latif Demolli gjyqtari ndërkombëtar i vetmi shqiptar me licenc botërore AIBA

“Bota sot”: Jeni i vetmi gjyqtar ndërkombëtar nga Kosova, sa është vështirë të ndahet drejtësia në Kampionate Evropiane dhe Botërore?

Latif Demolli: Kur e ke përvojën e duhur, nuk ëhstë vështirë,. Sepse që nga rangu federativ , nga viti 1983 ndajë drejtësinë, kjo me ka bërë që të fitojë një përvojë të madhe dhe tani nuk e kam at problem. Sigurisht nuk është lehtë, sepse të referosh në ngjarje më të mëdha botërore, duhet të jesh i përgatitur maksimalisht sepse shikohet gjëra me llupë. Çdo gabim edhe penalizohet nga Komisioni i Gjyqatrëve të AIBA-s. Këtu nuk e prezantoj veten, por shtetin e Kosovës dhe faktikisht gëzoi një reputacion të madh.

“Bota sot”: Në shumë ngjarje të mëdha botërore ndani drejtësinë. A keni pasur momente të vështira?

Latif Demolli: Nuk ka momente që nuk ka të vështira në ndarjen e drejtësë sidomos në Kampionate Evropiane dhe Botërore. Disa herë vjen deri të hamendja kur është meçi babarartë dhe duhet të mendosh fortë mirë se kujt t’ia dhurosh fitoren sidomos kur është lufta për medalje, deri me tani konsideroj se nuk kam gabuar, sepse e marr parasysh teknikën dhe taktikën dhe mbrojtjen e boksierit gjatë betejës në ring.

“Bota sot”: Si gjyqtar nga Kosova a ka ndodhur që shtetet që nuk e kanë njohur shtetin tonë, si bie fjalë Rusia dhe Serbia, dy kundërshtarë më të mëdhenj. A kanë kërkuar që meçet e boksierëve të tyre mos t’i referoni.

Latif Demolli: Është shumë interesant Federata e Boksit Rus nuk ka reaguar asnjehërë dhe ka qenë konstruktive, por çudia është te Serbia. Ata në një rast, pra përfaqësuesi i Serbisë ka kërkuar nga delegati që të delegojë tjetër gjyqtar para rreth pesë viteve. Ishte turne ndërkombëtar në Sarajevë të Bosnjës. Arsyeja e përfaqësues banale, duke paragjykuar se unë si shqiptar do ta dëmtojë boksierin e tyre. Por në fund të meçit u bind serbi dhe me kërkojë falje, duke ma shtrirë dorën për referim korrekt. Ai ka kërkuar meçet e radhës t’i referojë unë, sepse e krijojë një bindje se jam gjyqtar i pranishëm dhe e shikojë këndin e kaltërt dhe të kuq, nuk merrem me paragjykime.

“Bota sot”: I kthehemi Kosovës, a kemi gjyqtarë të rinj që mund t’iu zëvendësojnë në të ardhmen?

Latif Demolli: Besoj se kam krijuar një shoqatë, gjyqtarë të cilët besoj që në rajon janë më të mirë dhe nëse na jepet mundësia të bëjmë seminare dhe provime për gjyqtarë, nga 21 gjyqatrë që i ka Kosova më së paku tre prej tyre do të munden të marrin licencë të gjyqtarëve ndërkombëtare të AIBA-s, e cila do të ishte një pasuri për shtetin e Kosovës. Gjyqatarë tanë kanë përvojë të madhe 20-vjeçare dhe kjo iu ka ndihmuar shumë.

“Bota sot”: Sa është vështirë të merret me jetën e gjyqtarit edhe në Kosovë në këto kushte të vështira?

Latif Demolli: Është vështirë për arsye se shumica ende si kanë kuptuar rregullat e reja dhe poentimin sipas rregullave të reja të AIBA-s, e kanë vështirë të pajtohen me disa raste.

“Bota sot”: A mendoni se sikur të ishte liga e organizuar si pasluftës, do të ishte edhe më mirë për vetë gjyqatrët?

Latif Demolli: Është fakt se do të ishte shumë më mirë edhe këta të rinj do të përfitonin më shumë në përvojë.

“Bota sot”: A përfituat më shumë nga boksi apo jeni edhe të zhgënjyer ?

Latif Demoli. Materialisht nuk kam përfituar, por hairin si gjyqtar, sepse jam i vetmi me licencë të AIBA-s dhe kjo me bënë krenar që kudo e prezantoj shtetin tim. Nuk ka sportist që nuk ka zhgënjime, por nuk janë të natyrës së madhe që më kanë ndodhur mua. zhgënjim mund të jetë që gjyqtarët pak paguhen në Kosovë kur dihet se sa është rrezik ta gjykosh një meç.

 

14914503_1492451890784185_1641771541_n

14936981_1492451274117580_1170669444_n

14962329_1492451834117524_1846950834_n

auto_kryesore1478018845

img_4044

picture-091

Leave a Reply

Your email address will not be published.