Turneu ndërkombëtar i boksit “Epopeja e Dukagjinit”

Në nderim të ”EPOPËS SË DUKAGJINIT” edhe këtë vit Klubi i boksit “A.P.Peja” Pejë organizoj turneun e boksit në nderim të 25 vjetorit të ditës së fillimit të luftës së UÇK-së në Dukagjin.

Në kët turne u zhvilluan 8 duele u tregua boks i mirë dhe cilsor, disa duele u dalluan me boks luftarak që ngriti në këmbë publikun e pranishëm në palestren e Sportit “ Karagaq”- Pejë.

Ishte një organizim mjaft i mirë duke ju falenderuar kryetarit të klubit Muharrem Gjocaj dhe punës së palodhur të drejtorit Viktor Zefit.

Në fund Juria shpalli edhe boksieret më të mirë të turneut:

Boksieri më i mirë: Albatrit Shala

Tekniku më i mirë: Getoar Kryeziu

Qifti më luftarak:Azgan Dreshaj -Aldin Hoti

Boksieri më perspektiv: Flodian Sumaj

Boksieri më i mirë i huaj: Mateo Elezi

Gjyqtarë:

1.Agim Tahiraj

2.Agim Shala

3.Fadil Bekteshi

4.Luan Krasniqi

5.Agron Nushi

Delegat: sylejman Voca