Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike.

Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike.

Diskutuan për ndeshjet dhe rrugëtimin e saj për të fituar normën olimpike, emocionet e ndeshjes së fundit e gjithashtu përgaditjet për pjesëmarrjen në ndeshjet e radhës që do të jenë intensive.

Ministri Çeku i siguroj Donjetën dhe ekipin e saj për mbështetje të plotë në përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidenti i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi, sekretari, Latif Demolli si dhe trajnerja Marjola Sallauka.