Fitore e Suela Canollit në të teten e finaleve të Kampionatit Evropian për Juniore Montesilvano ,Italy 27.09.-04.10.2022

Sot me 28 shtator në ring u paraqiten dy boksieret tona 50kg. Erinda Veliu pësoi humbje nga boksierja Greke Giannakopoulou Lamprini dhe 57kg.Suela Canolli e cila shkëlqeu kunder boksieres Kroate Vencl Gabriela, ku detyroi referin në ring dy herë ti numroj (nokdaun)dhe të pushon boksieren Kroate, e cila mezi perfundoi ket duel, dhe në fund unanimisht 5:0 fitues shpallet Suela Canolli.

Në qerekfinale me 30 shtator në luftë për medalje Suela bokson kundër boksieres Italiane Battistella Sara. Selektori Faton Xhakli u nda i kënaqur me boksin që tregoi sot Suela dhe beson se edhe boksieren Italiane do ta fitoj dhe ta siguroi medaljen dhe kualifikimin në gjysemfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.