Kosova kthehet me dy medalje nga Bullgaria

Kosova kthehet me dy medalje nga Bullgaria përkatësisht turneu “Emil Jetchev” në boks, që u mbajt në Sofje. 

Dion Berisha e Taulant Jakupi treguan luftë të madhe në finale.

“Kosova arriti t’i fitojë dy medalje 1 të artë dhe 1 të argjendtë.

Boksieri Dion Berisha (71 kg) shkëlqeu kundër boksierit bullgar Kristijan Mitev duke fituar me ndërprerje në raundin e dytë dhe të stoliset me medalje të artë.  86 kg Taulant Jakupi dha gjithçka nga vetja kundër boksierit Georgi Stojanov, por pësoi humbje.

Ai u stolis me medalje të argjendtë”.