SPONZORI I TRETË I RADHES I FBOXK-së ËSHTË “SANTIAGO BERNABEO SH.P.K.”

Edhe një sponsor i treti me radhë për Federaten e Boksit të Kosovës
Federata e Boksit e Kosovës ka vazhduar edhe sot me nënshkrimin e kontratës me sponsorin e tretë, i cili do të mbështes boksin kosovar.
Sponsori i tretë i FBOXK-së, është kompania “Santiago Bernabeo Sh.P.K.” Në emër të federatës, kontratën e nënshkroi kryetari, Enver Krasniqi, ndërsa në emër të kompanisë, pronari, Mentor Krasniqi.
Marrëveshja u lidh në kuadër të Ligjit për Sponsorizim. Në javët dhe muajt e ardhshëm, FBOXK do të nënshkruajë kontrata edhe me sponsorë të tjerë, me të cilët është në prag të finalizimit të marrëveshjeve.
Federata falënderon përzemërsisht kompaninë “Santiago Bernabeo Sh.P.K.” ., e cila bashkë me sponsorët tjerë, do të jenë përkrahës të aktiviteteve të federatës së boksit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *