Boksierët e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi (VIDEO)

Mesditën e të shtunës kishin planifikuar të jenë në Beograd.

Por, ekipi kombëtar i boksierëve kosovarë nuk u lejua të hyjë në Serbi për të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit Amator.

Rruga për atje u ndërpre në gjysmë nga autoritetet serbe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, nga ku u kthyen mbrapa.

Pengesë për hyrjen në shtetin fqinj ishin veshjet me simbolet shtetërore.

Këta pritën për rreth gjashtë orë në kufi. Tash, krejt shpresat për pjesëmarrje në garë i kanë në Federatën Ndërkombëtare të Boksit.

AIBA, autoriteteve serbe nëpërmjet një letre u ka kërkuar që ta lejojnë hyrjen e sportistëve kosovar.

Në të thuhet që pjesëmarrja e sportistëve të mos shihet me sy politikë, meqë ata nuk kanë bërë asgjë për të merituar një trajtim të tillë.