KOSOVA NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “MUSTAFA HAJRULAHOVIC- TALIJAN” SARAJEVË (B.E H.) 11 – 14 dhjetor 2020.

Ekipi i kombëtares së Kosovës në boks nesër udhëton në turneun ndërkombetar “Mustafa Hajrulahovic-Talijan” i cili mbahet në Sarajevë nga 11 – 14 dhjetor.
Ekipi i Kombëtares përbëhet: 4 boksierë në 52kg.Bashkim Bajoku, në 64kg.Shpetim Bajoku, në 69kg.Patriot Behrami dhe në 81kg.Besart Pireva.

Selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas plan programit të paraparë dhe kalendarit të garave të FboxK dhe kalendarit të garave të federatës Europiane EUBC dhe botërore.