Alnera Brahimi kualifikohet në finale të evropianit për juniore

Boksierja jonë, Alnera Brahimi, është kualifikuar në finale të kampionatit evropian për juniore, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Alnera shënoi fitore bindëse 5:0 ndaj estonezes, Aleksandra Meliss, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 70 kilogramë.

I urojmë suksese Brahimit edhe në finale.