Remzo Mustafiq, siguron medalje në Kampionatin Evropian për të Rinj

Boksieri ynë, Remzo Mustafiq, ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të Rinj (17-18 vjeçarë), që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Mustafiq mundi sonte Manuchar Kriheli të Izraelit, kategoria -91 kilogramë.

Remzo të premten lufton në gjysmëfinale përballë Mykyta Gorbatenko të Ukrainës.

Dje dhe pardje në evropian janë eliminuar Çlirim Berisha (-64 kg) dhe Luar Aliu (-56 kg).