SEMINARI DHE KOLLOKFIUMI PËR GJYQTARË,DELEGAT DHE MJEK SPORTIV

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit me 26 shtator në Hotel “Sirius” në Prishtinë nga ora 12 :00 do të mbajë seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtare, si dhe pranimin e 3 gjyqtarëve të rinj në SHGJK., si dhe seminari për delegate dhe mjek sportivë.

“Para fillimit te sezonit vjeshtor te garave ne boks (shpresojmë se nga java e ardhshme do të lejohen organizimi i garave në boks), shoqata e gjyqtareve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtërirje te diturisë ) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meçeve gjate sezonit vjeshtor.

Ky seminar është me rëndësi për arsye te ndryshimit te disa rregullave teknike ne boks dhe ndryshimi i disa vendimeve te gjyqtareve..

Për ligjëruesit tema kryesore e këtij seminari do të jenë ”Ndryshimet e disa rregullave ne poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike ne boksë”.

Po ashtu ligjëruesi për delegat do të informojnë mbi punën e delegatit para fillimit te meçit dhe deri me përfundimin e meçit dhe kompetencat e tyre.

Ndërsa mjeku do të ligjëroj për mjekësinë sportive dhe për kontrollimet mjekësore gjate nji viti dhe kontrollimet para meçeve që janë të domosdoshme, dhe kush ka drejtën te boksojë”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Shoqata e gjyqtarëve e Kosovës gjithnjë është në hap me njohjen e ndryshimeve dhe plotësimeve më të reja nga rregullat teknike te AIBA-së.