Ndihmohen dy klube të boksit të Kosovës

Federata e Boksit të Kosovës konfirmon se dy klube janë ndihmuar nga një bashkëatdhetarë zemër mirë.

“Bashkëatdhetari dhe trajneri i boksit në diasporë i cili jeton dhe vepron në Zvicër dhe dëshiron të mbetet anonim ndihmoi dy klube të boksit KB Fushë Kosova dhe klubin e ri Dardanët.

Ai i ka ndihmuar me rekuizita sportive të boksit.

Kjo nuk është hera e parë që ndihmon klubet dhe premton se çdo vit do ta ndihmoj nga një klub të boksit në Kosovë”.