Fboxk për komunitetin e boksit

Të dashur miq të boksit
Në këto momente të vështira shoqërore, pas pandemisë së koronavirusit që po përhapet edhe më tutje në gjithë globin, në emër të Kryetarit, sekretarit, Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në boksin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja.

Në vijim të këtyre ditëve të vështira, kërkojmë dhe sygjerojmë të keni kujdesin maksimal ndaj shëndetit dhe sigurisë. Shëndeti juaj është shumë i çmueshëm, ndaj përpiquni që në mënyrën më të mirë t’i kontribuoni tejkalimit të kësaj gjendje.

FboxK është duke analizuar të gjitha aspektet e gjendjes së imponuar dhe së bashku me institucionet tona do të bëjmë më të mirën që, pas tejkalimit të kësaj situate, të rikthehemi sa më shpejtë në palestrat tona dhe të nisin ushtrimet si më pare.

Duhet të ju njoftojmë se federata ndërkombëtare e boksit Evropiane EABA kanë ndërprerë të gjitha garat ndërkombëtare si turnet poashtu edhe kampionetet Evropiane të parapara në kalendarin e garave 2020, deri me 20 Gushtë 2020.

Poashtu edhe FboxK ka ndërprerë të gjitha garat si turnet vendore,turneu nderkombetar “Lah Nimani” dhe kampionati Individual i Kosovës të cilat kan qenë në kalendarin zyrtar të FboxK 2020.

Kjo do të zgjasë deri me tejkalimin e kësaj situate, dhe klubet ti kthehen ushtrimeve, boksierët të fitojnë formën e duhur dhe së bashku me klubet e boksit dhe kalendarin e ri të EUBC do të bëjmë kalendarin për vazhdimin e garave për vitin 2020.

Ju falenderojmë për konsideratën tuaj