Boksierët nga Konvikti I Studentëve shprehin mirënjohjen dhe kane një porosi

Në emrin tim personal dhe në emër të ekipit të kombëtares së Kosovës në boks, falenderojm familjarët, farefisin e gjerë, shokët, punëtoret sportive, kryetarët e federatave, sekretarët e federatave, kryetaret e klubeve të boksit, gjyqtarët, boksierët, gazetarët etj.për interesimin e parreshtur për gjendjen e ekipit të boksit në karantine.

Falenderim i posaqëm shkon për presidentin e KOK z.Besim Hasani, i cili në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe me Behxhet Pacollin, nasollën në Kosove, e pas vendosjes në Karantine për dy javë, është angazhuar që ne, si delegacion i boksit, të largohemi nga Konvikti i studentëve dhe të vendosemi në 4 vende të ndryshme(në ambienteizolimi) ku do te kishim mundësi që të zhvillojme ushtrimet.

Sipas z. Hasani, për këtë ide ka pasur mbështetjen e plotë të Ministres për Kulture, Rini e Sport, zonjës Vlora Dumoshi.
Poashtu, falenderojmë presidentin e Federatës se Auto Sportit z.Ismet Rexhepi i cili ka ofruar objektin e tij prej 400m2 për ekipin tone, hapësire e përshtatshme për fjetje dhe për ushtrime.
Një falenderim shkon edhe për kryetarin e Federatës së Futbollit z.Agim Ademi, kryetarin e Federatës së Mundjes z.Naim Muja që janë shprehë të gatshëm të na ndihmojnë në cfarëdo menëyre nëse është nevoja.

Tani, duam të ju informojmë se nisur nga gjasat e larta që të shtyhen Lojerat Olimpike Tokio 2020, e që do të ndikonte të shtyhen edhe garat kualifikuese për Lojerat Olimpike, Ekipi yne ka vendosur të qëndrojë në Konviktin e Studentëve edhe gjatë 6 ditëve të ardhshme me cka përmbushet qëndrimi ynë në Karantine për 14 dite.
Me mall të madh presim të kethehemi shëndosh e mirë në familjet tona dhe ata ti gjejmë shëndosh e mirë.

Si sportistë e kemi për detyrë të vazhdojmë me ushtrime për të mbajtur formën dhe të jemi në top formë për fazen e ardhshme kualifikuese dhe për vet Lojerat Olimpike, kurëdo që ato do të mbahen.
Poashtu i informojmë të gjithë dashamirët e sportit dhe qytetarët e Kosovës se ne boksierët jemi adaptuar në keto rrethana dhe po kujdesemi për ruajtjen e shëndetit tonë.
Kushtet janë përmirësuar nga dita në ditë dhe sikur të kishte, te themi në bodrum një salle për ushtrime, ne si sportistë nuk do të kërkonim kushte më të mira.

Me kerkesat tona është rritur kujdesi i punëtorëve mjeksore që për ne sportistet, por edhe për banorët tjerë në konvikte, po nasillet para dere ushqimi dhe në këtë forme po ruhet distance sociale. Secili nga ne po përkujdeset për pastërtinë e dhomave tona.
Kemi qarshafa dhe peshqira, kemi mjete dezinfektuese që na ka sjellur personeli mjekësor për ekipin e kombëtares cka falenderojmë menaxhmentin e Qendrës së studenteve, personelin mjekësor dhe të gjithë të tjerët për kontribut.

Pandemia Covin 19, me cka po shihet nëpërmjet TV dhe portaleve, po del të jetë armiku më i rrezikshëm i njerëzimit. Megjithate, po besoj dhe shpresoj së të bashkuar (liderët dhe populli) do të arrijmë ta mposhtim këtë armik të padukshëm ashtu siq ia kemi dalur të mposhtim, përgjatë shekujve, me dhjetëra armiqë.

Arma kryesore kundër ketij virusi, është ti respektojmë rregullat nga OBSH dhe nga organet kompetente të shtetit të Kosovës ku thuhet “Rrini N’ Shpi”. E une po e shtojë: “Mos dil jashtë me pru Brenda virusin”


Latif Demolli zëdhenës i FboxK dhe përgjegjës i ekipit.