URIME PËR SPORTISTËT DHE KLUBET E KOSOVËS

Për miratimin në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata.

Sot, deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. 
Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) përshëndet miratimin në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata. 
FBOXK shpreson se, kjo do t’i inkurajojë bizneset që të investojnë në sport, pasi do të kenë më lehtë, gjithashtu do të kenë edhe më shumë përfitime dhe reklamim të biznisive.
Miratimi i këtij ligji është i mirseardhur për shumë klube të boksit në Kosovë, që shpresojnë se do të ndihmohen nga donatorë të ndryshëm. 
Kosova është vatër e talenteve, por që meritojnë përkrahje nga të gjithë.