TURNEU NDËRKOMBËTAR “ADEM JASHARI”

04- 05 Nëntor 2017

PROGRAMI I MEÇEVE | MATCH SCHEDULE
Finalja | Final – KOHA | TIME: 12:00
VENDI | VENUE: Pallati I Rinisë dhe Sporteve -Prishtinë

Këndi i kuq | Red Corner | Këndi i kaltërt | Blue Corner

10. 54kg. Edin Alkoviç Montenegro(Mne) Luar Aliu Kosovë (Kos) RSC
11. 75kg. Milovan Sekuliç Montenegro(Mne) Besart Pireva Kosovë (Kos 2 : 3
12. 56kg. Ardit Nurja Shqiper i(Alb) Besfort Merlaku Kosovë (Kos) 4 : 1
13. 60kg. Krenar Zeneli Shqiper i(Alb) Rusinov Kiril Bullgari(Bul) 3 : 2
14. 64kg. Violant Sylejmani Kosovë (Kos) Artan Aliu Maqedoni(Mak) 5 : 0
15. 69kg. Venhard Haziraj Kosovë (Kos) Lulzim Ismaili Maqedoni(Mak) 2 : 3
16. 75kg. Besart Kurhasku Kosovë (Kos) Arjon Kajoshi Shqiper i(Alb) RSCI
17. 81kg. Petkov Plamen Bullgari(Bul) Fisnik Muharremi Kosovë (Kos) 2 : 3
18. +91kg Georgiev Aleksander Bullgari(Bul) Belberov Petar Bullgari(Bul) KO

Gjyqtarë/ Referees

1.Latif Demolli – Kosovë Supervisor- SIMA VIOREL
2.Rrustem Konjuhi – Kosovë
3. Kotze Blagoev – Bulg. Visor : Sylejman Voca
4. Sisi Zeneli -Shqipri
5. Aliriza Rexhepi – Kosovë` Mjeku Kujdestar:Agron Kamberi
6. Agim Shala – Kosovë
7. Agim Tahiraj – Kosovë
8.Rasim Rrustemi – Kosovë
9.Safet Syla – Kosovë
10. Fadil Bekteshi – Kosovë Moderator: Artan Muhaxhiri
11.Visar Ibrahimi – Kosovë
12.Fisnik Latifi – m.kohe
12.Behar Hoti – m.kohe

Sot u organiziu finalja e edicioni i 19-të me radhë i turneut ndërkombëtar kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Në këtë ngjarje sportive që është më e madhja në boksin e Kosovës, më i dalluari ishte boksieri nga Shqipëria, Krenar Zeneli.
Zeneli në kategorinë 60kg, në finalen e turneut mundi boksierin nga Bullgaria, Kiril Rusinov,
Ndërkohë, çmimin e boksierit më të mirë vendor e fitoi boksieri nga Gjilani, Violant Sylejmani.

Ai në kategorinë deri në 69kg e mundi boksierin nga Maqedonia, Artan Aliu, duke dominuar gjatë gjithë përballjes.
Ndërsa, gjyqtari ndërkombëtar, njëhërit zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli është ndarë i kënaqur me nivelin e boksit që është treguar në këtë edicion të turneut “Adem Jashari”.

Ai tha se gjatë dy ditëve sa u mbajt turneu, kishte një boks mjaft cilësorë, dhe sipas tij ishte një boks i nivelit evropian i cili i përmbushi pritshmëritë.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin gjashtë shtete, ndërsa në vitin e ardhshëm pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë edhe më i madh.

“Besoj se edhe ky edicion si më parë ishte një edicion me një boks cilësor dhe mjaft të mirë, besoj që shikuesit e pranishëm në sallë, në palestër ishin të kënaqur me boksin që e panë, poashtu edhe me drejtësinë e cila u nda, ndoshta vetëm një kategori ka mund të jetë me ndonjë ndryshim kurse të tjerat kategori prej nëntë dueleve tetë duele me meritë i fituan, pasi ishin më të mirë”, theksoi Demolli.

Përveç çmimeve për boksierin më të mirë të turneut dhe boksierin më të mirë vendor, organizatorët ndanë edhe disa çmime të tjera.
Tekniku më i mirë u zgjodh Lulzim Ismaili nga Maqedonia, boksieri më fair-play u zgjodh Petar Belberov nga Bullgaria, ndërsa çifti më luftarak ishte çifti i kategorisë deri në 81kg, Fisnik Muharremi nga Kosova dhe Plamen Petkov nga Bullgaria.