Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi, së bashku me u.d. presidenten e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashanin, si dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, vizituan sportistët tanë të akomoduar në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Gjatë vizitës, drejtuesit e institucioneve u shprehën sportistëve mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, duke u uruar suksese në garat e Lojërave Mesdhetare


