Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Sot, më 22 gusht, në ring u paraqitën dy boksierët tanë, Lumturim Xhoxhaj në kategorinë deri në 60 kg dhe Shpetim Bajoku në kategorinë deri në 70 kg.

Lumturim Xhoxhaj pësoi humbje nga boksieri maroken Othman Chadghour, ndërsa Shpetim Bajoku u mposht nga boksieri spanjoll Bernad Martinez.

Edhe pse rezultatet nuk ishin në favorin e boksierëve tanë, paraqitja dhe përkushtimi i tyre në ring meritojnë respekt. Urojmë që në sfidat e ardhshme të rikthehen edhe më të fortë!