KB “Dodona” organizon turneun e boksit në nder të 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon organizimin e garave dhe aktiviteteve sportive të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “DODONA” Prishtinë më 12 qershor 2026 do të organizojë turneun e boksit “27 – VJETOR I ÇLIRIMIT TË PRISHTINËS”.

Programi i aktivitetit

Matja (peshimi i sportistëve/sportisteve): 14:00 – 15:00 në Pallatin e Rinsë në Palestren Nr.079

Vendi i organizimit:

Pallati i Rinisë dhe Sporteve- Prishtinë

Fillimi i turneut:ora 19:00

Turneu është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, me synim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit të boksit në Kosovë.

Gjyqtarët e turneut:

Agim Tahiraj

Safet Sylaj

Fadil Bekteshi

Dalina Baraliu

Egzon Shajkovci

Delegat:

Sylejman Voca