Turneu Memorial “Zijadin Rama” mbahet më 30 maj në Pejë nën organizimin e KB “BESA”

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon aktivitetet sipas kalendarit 2026

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon organizimin e garave dhe aktiviteteve sportive të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “BESA” më 30 maj 2026 do të organizojë turneun memorial të boksit “Zijadin Rama”.

📍 Vendi i organizimit:

Palestra e Sporteve Karagaqi

Programi i aktivitetit

Matja (peshimi i sportistëve/sportisteve): 09:00 – 10:00

Fillimi i turneut: 13:00

Turneu është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, me synim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit të boksit në Kosovë.

Gjyqtarët e turneut

Agim Tahiraj

Safet Sylaj

Filip Nue

Fatlum Agushi

Ylber Qorri

Delegat

Halil Kurhasku

Federata e Boksit e Kosovës fton klubet sportive, sportdashësit dhe mediat që të jenë pjesë e këtij aktiviteti sportiv dhe memorial, i cili synon të promovojë talentet e reja dhe vlerat e sportit të boksit.