Memoriali “Faruk Kaliqani” solli emocion dhe rivalitet në ringun e Pejës

Turneu “Faruk Kaliqani” dhuroi duele cilësore dhe talentë premtues në Pejë

Turneu Memorial i Boksit “Faruk Kaliqani”

Klubi i Boksit “A.P. Peja” nga Peja, më 9 maj 2026, organizoi turneun e dytë me radhë kushtuar Faruk Kaliqanit.

Gjatë këtij aktiviteti sportiv u zhvilluan edhe pesë meçet e mbetura nga Kampionati Individual i Boksit të Kosovës. Në këtë turne morën pjesë edhe boksierë nga Zvicra.

Në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë u zhvilluan gjithsej 11 duele, ku boksierët treguan nivel të lartë, boks cilësor dhe shpirt luftarak.

Në fund, juria shpalli boksierët më të dalluar të turneut:

  • Boksieri më i mirë: Elion Kryeziu – KB “A.P. Peja”
  • Tekniku më i mirë: Triumf Dobraj – KB “Fighter” Pejë
  • Çifti më luftarak: Ilir Beha – KB “Gollaku” Prishtinë dhe Flodian Sumaj – KB “Fushë Kosovë”
  • Boksieri më perspektiv: Leonardo Magno – KB “Riazzino” Zvicër

Drejtësinë në këtë turne e ndanë:

  • Agim Tahiraj
  • Agim Shala
  • Fadil Bekteshi
  • Luan Krasniqi
  • Dalina Baraliu

Delegat i turneut:

  • Halil Kurhasku