Federata e Boksit e Kosovës ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për vitin 2026, në kuadër të procesit të mbështetjes së federatave sportive në vend.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i FBOXK-së, z. Enver Krasniqi, dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani.
Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e boksit në Kosovë.
MSR-ja vazhdon të mbetet mbështetësi dhe partneri kryesor i FBOXK-së.

