Peja do të jetë qendra e boksit kosovar më 4 dhe 5 prill 2026, ku do të zhvillohet Kampionati Individual i Kosovës në Boks.
Ky organizim i besohet Klubit të Boksit “AP Peja”, i cili do të mirëpresë boksierë nga e gjithë Kosova në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë të gjitha klubet e regjistruara pranë Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK) për vitin 2026.
Garat do të përfshijnë kategoritë: seniorë, të rinj (youth), juniorë dhe shkollarë (kadet),.
Njoftojmë të gjitha klubet se në Kampionatin individual të Kosoves marrin pjesë:
1).Të gjitha klubet e regjistruara pranë FBOXK-së për vitin 2026.
2).Te drejtë pjesëmarrje kan boksieret Senior,Youth (Të Rinjë) Junior dhe shkollar.
3). Të gjitha librezat e boksierve duhet të jenë të regjistruara në FBOXK për vitin 2026.
4).Të gjithë garuesit duhen të ken në libreza kontrollimin mjeksor brenda 6 muajve.
Kampionati individual mbahët me 40 -05 Prill 2026 në Palestrën e Sporteve Karagaqi, Pejë
Orari i aktivitetit:
•04 prill 2026
Peshimi: 09:00 – 10:00
Fillimi i dueleve: 14:00
•05 prill 2026
Peshimi: 08:00 – 09:00
Fillimi i dueleve: 12:00
Ky kampionat pritet të sjellë përballje cilësore dhe të shërbejë si një test i rëndësishëm për boksierët kosovarë në rrugëtimin e tyre sportiv.




