“MONTENEGRO CUP” – Budva, Mali i Zi (13–22 Mars 2026)

Në kuadër të turneut ndërkombëtar të boksit “Montenegro Cup”, që po mbahet në Budva të Malit të Zi nga 13 deri më 22 mars 2026, sot më 15 mars, nga ora 15:00, në ring u ngjitën dy boksierë të ekipit tonë.

Në kategorinë 55 kg, Bashkim Bajoku u përball me boksierin nga Ukraina Rudyk Maksym. Pas një dueli të fortë dhe të baraspeshuar, Bajoku pësoi humbje të ngushtë me rezultat 3:2.

Ndërsa në kategorinë 75 kg, Planet Berisha boksoi kundër boksierit nga Shqipëria Ergys Toci, nga i cili pësoi humbje me rezultat 4:1.

Garat vazhdojnë nesër, më 16 mars, në kategorinë 51kg. do të paraqitet boksierja Agnesa Veseli, e cila do të përballet me boksieren nga Ukraina Sofia Turbnina.

Screenshot
Screenshot
Screenshot