TURNEU NDËRKOMBËTAR “STRANDJA”
Sofje, Bullgari | 21 Shkurt – 2 Mars 2026
Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në edicionin e radhës të turneut ndërkombëtar “Strandja”, turneut më të madh dhe më të vjetër të boksit në Evropë, i cili do të mbahet nga 21 shkurt deri më 2 mars 2026 në Sofia, Bullgaria.
Në këtë turne prestigjioz pritet të marrin pjesë mbi 350 boksierë nga 35 shtete dhe 5 kontinente. Në ring do të ngjiten kampionë dhe medalistë olimpikë, botërorë dhe kontinentalë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kazakistani, Brazili, Ukraina, Anglia, Uzbekistani, Kosova dhe shumë vende të tjera.
Kosova do të përfaqësohet me katër boksierë:
60 kg – Donjeta Sadiku, medaliste e artë nga edicioni i kaluar
70 kg – Shpëtim Bajoku
75 kg – Drilon Thaqi
90 kg – Taulant Jakupi
Ekipi do të udhëhiqet nga selektorët Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka, ndërsa pjesë e delegacionit është edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë turne.
Selektorët Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka janë shprehur optimistë se boksierët tanë do të kthehen me medalje nga ky turne prestigjioz, i cili konsiderohet si më i forti në Evropë.
