Më 15 shkurt 2026, në organizim të Federata e Boksit e Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u zhvillua Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Pavarësia”, një ngjarje tradicionale që mblodhi boksierë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Turneu u mbajt në ambientet e Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, duke filluar nga ora 13:00, ku u zhvilluan tetë duele.
Rezultatet e dueleve:
1. 65 kg – Erdi Aliu (KOS) – Lindon Shalës (KOS) – RSCI
2. 75 kg – Flori Tarani (KOS) barazoi 1:1 me Leonis Paçarizin (SUI)
3. +90 kg – Luan Rrahmani (KOS) fitoi ndaj Dion Tërnavës (KOS) me RSC
4. 65 kg – Orinda Xhakli (KOS) – Melike Yeter (GER) – RSC
5. 55 kg – Bashkim Bajoku (KOS) fitoi ndaj Latin Ivanov (BUL) me rezultat të pastër -5:0
6. 70 kg – Shpëtim Bajoku (KOS) fitoi ndaj Leotrim Berishës (KOS) me -5:0
7. 75 kg – Planet Berisha (KOS) u mposht nga Aili Bilali (GER) me 1:4
8. 80 kg – Drilon Thaqi (KOS) fitoi ndaj Fatjon Avdulit (SUI) me 4:1
Në përmbyllje të aktivitetit u ndanë edhe çmimet për më të dalluarit e turneut:
Boksieri më i mirë – Bashkim Bajoku (KOS)
Tekniku më i mirë – Leonis Paçarizi (SUI)
Çifti më luftarak – Shpëtim Bajoku (KOS) dhe Leotrim Berisha (KOS)
Boksieri më i mirë i huaj – Melike Yeter (GER)
Boksieri Fair Play – Latin Ivanov (BUL)
Turneu “Pavarësia” edhe këtë vit konfirmoi nivel të lartë organizimi dhe paraqitje cilësore të boksierëve, duke dëshmuar zhvillimin e vazhdueshëm të boksit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Gjyqtarët: Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue, Visar Rexhepi dhe Dalina Baraliu.
Delegat i turneut ishte Nadir Shllaku, ndërsa mjek kujdestar Agron Kamberi.







