Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2026, në të cilën u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me aktivitetet dhe planifikimet e federatës për periudhën në vijim.
Gjatë mbledhjes, Bordi shqyrtoi fillimin e garave të stinorit pranveror, përgatitjet për pjesëmarrje në kampe dhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, si dhe procesin e shpalljes së laureatëve të vitit 2025. Po ashtu, u diskutua edhe për organizimin e Kuvendit të rregullt të punës së Federatës së Boksit të Kosovës, si dhe përgatitjet për turneun tradicional “Pavarësia”.
Bordi konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin e boksit në Kosovë dhe përfaqësimin sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

