Kosova me dy boksierë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix” – Zagreb, Kroaci (08–11 dhjetor 2025)

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, me destinacionin e radhës turneun prestigjioz të boksit “Grand Prix”, i cili do të mbahet nga 08 deri më 11 dhjetor 2025 në Zagreb, Kroaci.

Kosovën në këtë turne do ta përfaqësojnë dy boksierë:

• Lumturim Xhoxhaj (60 kg)

• Shpëtim Bajoku (70 kg)

Ekipi do të udhëhiqet nga selektori Faton Xhakli, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Federata e Boksit e Kosovës u uron shumë suksese sportistëve tanë dhe beson në paraqitje dinjitoze për vendin.