Klubi i Boksit “Drenasi” – Drenas organizoi Turneun e Boksit “DRENASI 2025” për grupmoshat e reja, i cili u zhvillua në palestrën e klubit të boksit në Drenas.
Gjatë turneut pati duele me boks cilësor, ku u shfaqën shumë talente të reja dhe premtuese.
Në fund, juria shpalli boksierët më të mirë të turneut:
Boksieri më i mirë: Muhamed Gashi (K.B. “Gollaku”)
Tekniku më i mirë: Flodian Sumaj (K.B. “F. Kosovë”)
Çifti më luftarak: Diart Gorani (K.B. “Drenasi”) – Riad Mziu (K.B. “Trepça”)
Gjyqtarët:
Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue, Ylber Qorri
Delegat:
Halil Kurhasku





