Riad Isufi, u rendit i 5-ti në Kampionatin Evropian të boksit për grupmoshën U19

Boksieri ynë, Riad Isufi, u rendit i 5-ti në Kampionatin Evropian të boksit për grupmoshën U19, që po mbahet në Ostrava të Republikës së Çekisë.

Isufi, shpresë olimpike 2025, shënoi një fitore, ndërsa u ndal në luftën për medalje, kategoria 50kg.