Fitore e Donjeta Sadikut në qerekfinale të Kupës Botërore “Feliks Stamm” Varshavë, Poloni

Kampionja e sportit të boksit Donjeta Sadiku (60kg.) sot në qerekfinale shënoj fitore bindëse 5:0 kundër boksieres nikoqire Polakes Jankowiak Aleksandra, ku dominoi në ring gjatë tre raundeve, tregoi taktik e teknik të përsosur duke dhënë goditje të njëpasnjëshme dhe duke sjellur në gjendje të palakmueshme kundërshtaren Polake dhe me plot merit kalon në gjysmëfinale ku do ndeshet me boksieren nga Italia Rebecca Nicoli.

Sot në ring u paraqit edhe Shpetim Bajoku (70kg.) i cili për kundërshtar kishte boksierin Tokhirov Gofurjon nga Uzbekistani, ku në një luftë të barabartë pësoi humbje, por gjatë tre raundeve Bajoku nuk kurseu asgjë dhe luftoi si luan dhe gjyqtarët fitues shpallen boksierin e Uzbegistanit Takhirov.