Kosova shkëlqen në “Memorial Vllaznia 2026” në Shkodër


Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2026”, i mbajtur nga 9 deri më 12 prill 2026 në Shkodër, Shqipëri.

Boksierët kosovarë u paraqitën në nivel të lartë, duke fituar gjithsej pesë medalje:

  • 3 medalje të arta:
    • 55 kg – Bashkim Bajoku
    • 65 kg – Zeneli Hasani
    • 90 kg – Taulant Jakupi
  • 2 medalje të argjendta:
    • 60 kg – Lumturim Xhoxhaj
    • 75 kg – Planet Berisha

Në përmbyllje të turneut, juria ndau edhe çmimet speciale, ku Kosova dominoi duke fituar tri kupa prestigjioze:

  • Ekipi më i mirë – Kosova
  • Boksieri më fair-play – Bashkim Bajoku
  • Trajneri më i mirë – Shefki Bogujevci

Supervizor i turneut ishte Latif Demolli, ndërsa drejtësinë në këtë aktivitet sportiv e ndau gjyqtari Granit Qorri.

Ky sukses i radhës dëshmon nivelin në rritje të boksit kosovar dhe përkushtimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti fisnik në arenën ndërkombëtare.