Kosova merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2026” në Shkodër


Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në edicionin e radhës të turneut ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2026”, i cili do të mbahet nga 9 deri më 13 prill 2026 në Shkodër, Shqipëri.

Në këtë turne prestigjioz pritet të marrin pjesë boksierë nga rajoni dhe Evropa. Kosova do të përfaqësohet me këta pesë boksierë:

  1. 55 kg – Bashkim Bajoku
  2. 60 kg – Lumturim Xhoxhaj
  3. 65 kg – Zeneli Hasani
  4. 75 kg – Planet Berisha
  5. 90 kg – Taulant Jakupi

Ekipi do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa në rolin e gjyqtarit do të jetë Granit Qorri. Përgjegjës dhe delegat zyrtar i ekipit është Latif Demolli.

Trajneri Shefki Bogujevci është shprehur optimist se boksierët kosovarë do të kthehen me medalje nga ky turne prestigjioz.