FBOXK dhe MSR nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për vitin 2026

Federata e Boksit e Kosovës ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për vitin 2026, në kuadër të procesit të mbështetjes së federatave sportive në vend.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i FBOXK-së, z. Enver Krasniqi, dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani.

Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e boksit në Kosovë.

MSR-ja vazhdon të mbetet mbështetësi dhe partneri kryesor i FBOXK-së.